Presidenti Ilir Meta i ka dhënë sot lamtumirën e fundit mikut të tij, Shyqyri Buzos, themeluesi dhe kryetari i parë i LSI-së në Pogradec.

Meta thekson në rrjetet sociale se Buzo ishte njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshëm.

Ndërkohë Meta ka postuar edhe një foto të vjetër, ku shihet bashkë me të ndjerin.

Postimi i Metës:

Sot në Pogradec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim të paharruar, Shyqyri Buzos, një njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshme ishte gjithmonë simbol i vlerave më të mira të Mokrës e Pogradecit me patriotizmin, fisnikërinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje!

Sot në Pogradec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim të paharruar, Shyqyri Buzos, një njeriu të jashtëzakonshëm…

Posted by Ilir Meta on Monday, April 12, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re