Skip to content

Meta i miratoi të gjithë emrat e ministrave, kur pritet të votohet qeveria Rama 3. Kryeministri menjëherë më pas niset drejt SHBA-ve

Një ditë pas dekretimit të të gjithë ministrave të qeverisë Rama 3 nga presidenti Ilir Meta, shumica socialiste pritet që ti propozojë konferencës së kryetareve mbledhjen e parlamenit gjatë ditës së nesërme (16 Shtator).

Përpara se të shkojnë të betohen në Presidencë, të gjithë ministrat dhe vetë Rama do të duhet të marrin votëbesimin në Kuvend, ku pritet të bëhet dhe prezantimi i programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita, ndërsa kjo e fundit ka mbajtur qëndrime pothuajse bojkotuese në tre seancat e para që janë zhvilluar.

Kjo seancë zhvillohet përpara kësaj të diele të 19 Shtatorit pasi kryeministri udhëton drejt New York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

Ministrat që do të jenë pjesë e qeverisë ‘Rama3’:

Edi Rama- Kryeministër;

Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb