Presidenca ka reaguar menjëherë pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, publikoi në rrjetet sociale makinë e Presidentit Ilir Meta dhe shkruante se kishte shkuar në Librazhd për të dekoruar gjyshin e një qytetari të ikur nga bota shumë vite më parë.

Këshilltari i Metës, Tedi Blushi shkruan se ky është një mashtrim. Sipas tij,, Meta ka shkuar sot në Librazhd pas ftesës që i është bërë nga një familje sportdashëse.

Postimi i plote i Blushit:

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao.

Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.

Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë.

Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.

Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re