Skip to content

Meta i nxjerrë videon e vjetër Ramës dhe e duartroket, i kujton meritën më të madhe të PS-së

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin e tij social “Facebook” një video të kryeministrit Rama që daton nga 22 nëntori i viti 2013. Një video e cila është bërë  gjatë ceremonisë së përvjetorit të 15-të të Kushtetutës së Shqipërisë të miratuar me Referendum në vitin 1998.

Rama në fjalimin e mbajtur asakohe ashtu siç shfaqet dhe në pamjet e publikuara prej Metës shprehet se për të forcuar Rendin Kushtetues duhet që ndërhyrjet në Kushtetutë të jenë gjithëperfshirëse dhe të paanëshme.

Meta krahas videos Meta është shprehur se ky vizion meriton vetëm duartrokitje, dike i lënë të kupojë kryeministrit që Kushtetuta nuk duhet prekë njëanëshmërisht.

Postimi i plotë: Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje!
Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!

/faxweb