Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Rudina Hajdarit, e cila tha sot se nuk e penguan të shkonte në Tropojë, ku Ilir Meta do nderonte babain e saj.
“Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë.
Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vërtetë, e cila nuk mund të shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më parë “autorizim”.
Kjo po çmend dynjanë”, shprehet Mehmetaj në emër të Ilir Metës.