Skip to content

Meta i përgjigjet Ramës: E di që je i zënë, por deri në orën 13:00 më ke në zyrë. Basha pranon ftesën

Presidenca ka reaguar pas refuzimit publik të Ramës, për t’u takuar me Ilir Metën.

Ndërkohë, mësohet se Meta i ka dërguar një ftesë për takim edhe Lulzim Bashës, dhe natyrisht, ky i fundit e ka pranuar.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.  

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, thuhet në reagimin e Presidencës.