Pasi bëri homazhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës se më 6 Mars për zgjedhjet e pjesshme do të jetë edhe përballë popullit të 2 Marsit.

Meta tha se këto deklarata janë “kurthe diltantësh” dhe se nuk ka ndëmend që të marrë pjesë në asnjë garë politike partiake deri më 24 Korrik.

“Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave në politikë përfundoi me 25 Prillin. Kështu që Presidenti Ilir Meta as nuk ka marrë as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë garë politike partiake deri më 24 Korrik.

Sigurisht, kemi bërë një premtim solemn që pas 24 Korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin heroik, patrioti dhe sovranist të 2 Marsit. Ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”, tha Meta.

Një përgjigje kreu i shtetit e pati edhe për deklaratën e Ramës se do të këshillohet me popullin për emrin e ri të Presidentit.   “Shpresoj t’i shkojë mirë konsulta me qytetarët për këto çështje. Unë e kam konsultën me popullin e 2 Marsit në momentin e duhur”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re