Skip to content

Meta i shkruan Mattarellas: Shpejt do të kthehet normaliteti në jetën e italianëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shkroi një letër homologut ialian Sergio Mattarella. Në letër Meta shprehu solidaritet për situatën e krijuar në Itali prej koronavirusit.

 

Po ashtu, ai shprehu ngushëllime për jetët e humbura nga virusi dhe tha se mbështet masat e marra për të ndaluar përhapjen më të gjerë të tij.

 

Sipas kreut të shtetit, përpjekjet e autoriteteve italiane për të izoluar këtë epidemi shpejt do të japin rezultate dhe do të kthejnë normalitetin në jetën e italianëve. Ai theksoi se autoritetet shëndetësore të të dy vendeve duhet të bashkëpunojnë për të përballuar epideminë.