Ilir Meta, i është drejtuar me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ku kërkon zgjatjen e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave.

Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote; si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.”

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote”.

Kjo masë thotë Meta, do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.

Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19:.

Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore. Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë”, thotë kreu i shtetit.

Nje leter qe ne esence, do te kishte qene me efikase te kerkohej nga kreu i opozites Lulzim Basha. Porr Meta s’ka prit 25 prillin, per te marre kreun e opozites!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re