Skip to content

Meta i tërheq vëmendjen qeverisë për nivelin e borxhit: Të hënën do takoj kryenegociatorin Zef Mazi

Presidenti Meta ka folur sot në konferencën e përjavshme me gazetarët, lidhur me ligjet që ka kthyer pas në Kuvend, dhe ato që ka miratuar, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen për rritjen e borxhit publik. Meta u pyet nga gazetarët dhe për opinionin e Venëcias që pritet të jepet së fundi, duke thënë se ai ka respektuar Kushtetutën dhe nuk pret që të marrë konfirmim për këtë.

“Tërheq vëmendjen për nivelin e lartë të borxhit, dhe rrezikun për rritjen akoma më tej. Duhet një analizë e nevojave më prioritare dhe për mbajtjen nën kontroll të borxhit publik. Për tre dekretet u që u rrëzuan u zhvillua një teatër në komisione. Unë do të vijoj punën për kthimin e ligjeve anti-kushtetuese”, tha Presidenti.

“Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin  e Venecias, pasi gjithnjë kam respektuar Kushtetutën e Shqipërisë, kështu që nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias që të jem i ndërgjegjshëm për veprimet e mia”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta foli dhe për përzgjedhjen e Zef Mazit në postin e kryenegociatorit për negociatat me BE-në, me të cilën tha se do të kishte një takim të hënën.

“Ditën e hënë do të kemi një takim me zotin Mazi, kemi një bashkëpunim së bashku për pothuajse tre dekadave, dhe përmbushja e 15 kushteve është një përmbushje madhore për Integrimin e vendit”, tha më tej presidenti. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb