Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Nishit.

Meta i uron shërim të shpejtë Arifit duke shpresuar se në Serbi do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Me këtë rast, Meta ka shprehur solidaritetin vëllazëror me gjithë bashkëkombasit në Luginën e Preshevës të cilët gjithashtu po përballen me COVID-19.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

“Shërim të shpejtë Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Duke besuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi, uroj të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të detyrës shumë të rëndësishme.

Solidaritet vëllazëror me të gjithë bashkëkombasit tanë të dashur në Luginë, të cilët po përballen gjithashtu me COVID-19.

Ju uroj të kenë familjarisht shëndet të plotë dhe i ftoj të respektojnë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re