Pak pasi Taulant Balla u shpreh se presidenti i vjen anash Kuvendit, ka reaguar dhe zyra e shtypit të kreut të shtetit.

Ka qenë zëdhënësi Tedi Blushi ai që ka postuar një video nga manifestimi i Metës në rrjetet sociale, dhe ku i kërkon Ballës që të dëgjojë zerin e popullit dhe jo të Bablokut.

“Ciu Ciu Tao Tao.

Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.

Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!

DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT!

ËSHTË ZËRI I ZOTIT!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re