Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes Xhuvani për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

 

Përmes një mesazhi ngushëllues, kreu i shtetit thekson se ndarja nga jeta e  Xhuvanit është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.

 

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit! Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë. I përjetshëm kujtimi i Tij!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re