Skip to content

Meta: Ikja në ferr e Al-Baghdadi lajm i mirë për njerëzimin

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

 

Përmes një postimi në rrjetin sociat Facebook, kreu i shtetit shkruan se Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin.

 

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”.

 

Ndërkohë Trump gjatë deklaratës së tij u shpreh se udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ”duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”.