Presidenti Ilir Meta vizitoi këtë të shtunë Kavalishencën në Durrës, e cila është kthyer në një qendër karantinimi për të gjithë ata që preken nga COVID-19. Ai shpërndau në “Facebook” foto nga Kavalishenca dhe u shpreh se aty mund të sistemohen pa problem 120 qytetarë.

 

“Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale. Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore. Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re