Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për vendimin e GJKKO-së, që la në “arrest shtëpie” ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vendimi i sotëm ndaj Berishës është përndjekje politike për të eliminuar opozitën.

Lexo edhe :Related Posts

Pluralizmi politik dhe liria e qytetarëve sipas Metës nga sot ëstë më i kërcënuar se kurrë.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, shkruan Meta./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re