Presidenti Meta i ka kushtuar një status Ditën së Demokracisë, duke zgjedhur të formulojë një përkufizim për rendin në fjalë.

Më shumë se politik, përshkrimet e tij mbi demokracine kanë qenë poetike.

Kjo vihet re sidomos te fjalia e fundit, të cilën ia kushton rinisë, duke e përkufizuar atë si me “shpirt të lirë dhe plot energji”.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj. Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”, shkruan Meta në Fb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re