Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat sërish për krizën politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh.

“Situata në vend nuk është e zakonshme për mua si president i vendit dhe kryetar i shtetit dhe nuk mund të mos ndjej përgjegjësi për këtë situatë. Së dyti në mendjen time ekziston vetëm një datë 18 tetori, që nuk e vendos as unë dhe askush, pasi e kanë vendosur të tjerë, ajo që kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Kjo nuk është sikur ka deklaruar Hahn, që 80% e shqiptarëve e përkrahin, por janë 100%.

Nuk dua të përsëris vetveten, pasi edhe qytetarët janë lodhur, por shpreh vendosmërinë për të evituar përshkallëzimin e kësaj krize, ndaj dua të sqaroj që në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Arsyet e dekretit të 13 Tetorit, ju e dini, ishte data më e afërt për procedurat Kushtetuese për përfshirjen e të gjitha forcave opozitare. 13 Tetori mund të shërbente nëse do të kishte vullnet nga palët, edh enga Presidenti që është akuzuar nga shumica si faktor kontribuues i kësaj krize, për 3 palë zgjedhje, pushtetin vendor, Kuvendin dhe Presidentin duke qenë se ka pretendime nga PS-ja, e cila ka qenë mbështetja kryesore për zgjedhjen time në këtë detyrë. Zgjidhjet më të mira duhet ti japin qytetarët. Megjithatë ky është vullneti im.

Kryeministri mendon se parlamenti është situatë normale të vijojnë deri në 2021, por nuk mendoj se kjo do të kontribuonte në zgjidhjen e krizës. KQZ-ja duhet të kishte filluar zbatimin e dekretit të Presidentit dhe të ftonte partitë të marrin pjesë, jo ato që nuk kanë dëshirë, askush nuk i ndalon partitë të kthehen në OJQ. Askush nuk duhet të ketë iluzione se cdo vendim i Kushtetueses kur të bëhet funksionale mund të japë legjitimitet 30 Qershorit. Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Cdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, janë akoma në fuqi dhe nuk e kthejnë më 30 Qershorin e këtij viti” tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re