Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku po diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se në Shqipëri do të vendosen dy ligje, fillimisht ai që kontrollon veprimtarinë e presidentit gjithashtu edhe ligji për të “frenuar” shpërndarjen e medaljeve. Rama gjithashtu nuk i ndali akuzat ndaj Ilir Metës për të cilin tha se e ka kthyer Shqipërinë në vend qesharak duke “dhënë” tonelata medalje si askush tjetër shtet në botë.

“Kemi ngarkuar një ekip për të përgatitur ligjin për Presidentin e rRpublikës, nuk e kemi shtyrë më tepër duke e quajtur të panevojshme kur kemi të bëjmë me një president që nuk njeh ligjin as kushtetutën duke mosnjohur asnjë binar tjetër do të ishte e kotë prandaj paralelisht me zgjedhjen e presidentit do të futim edhe ligjin e presidentit e cila do të bëjë dicka që Presidenti kur të futet në zyrë do të ketë një ligj që rregullon veprimtarinë e vet, na tak ta bëjmë këtë edhe ligjin por medaljet e kemi gati dhe atë nuk e kemi futur në procesin e miratimit pikërisht sepse do të ishte e kot që ta bënim këtë pa u larguar fillimisht presidenti që me tonelatat më të mëdha të teneqeve të shpërndara në Shqipëri qysh kur Shqipëria ka hyrë në epokën e bronzit. Kemi tituj dhe medalje pa sistem në të gjithë botën, grupi i punës ka studiuar të gjitha kontinentet me kërkesën tonë që të kemi një studim të plotë. Nga të gjitha kontinentet nga Britania e Madhe deri në Azi dhe në të gjithë botën sistemi ynë i medaljeve është sistem i njohur, Shqipëria bën përjashtim flagrant pasi he është i vetmi në botë që falë Ilir Metës dekoron të vdekurit. Në logjikën e sistemit të medaljeve përbën shkelje më të rëndë sesa shkelja e kushtetutës në sensin e antilogjikës. Pra në njëra anë ata që kanë lënë këtë sistem edhe ne kishim kohë që ta kishim ndryshuar por meta ka kontribuar që ta bëjë Shqipërinë vendin më qesharak në botë. Do të kemi një sistem tituj dhe medaljes serioze”, u shpreh Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re