Së fundmi presidenti Ilir Meta deklaroi se në partitë politike ka rënë sistemi i llogaridhënies dhe askush nuk mban përgjegjësi për vendimet e gabuara duke shigjetuar kështy kreune PD, Lulzim Basha.

 

Kandidati për kreun e PD-së, Edvin Kulluri thotë se Meta ka të drejtë për Bashën. Ndërkohë ai ngre pyetjen se a mbajti Meta vetë përgjegjësi për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit?

 

“Meta ka te drejte per Bashen dhe kete e them prej vitesh! Ceshtja eshte a mbajti vete pergjegjesi per dekretin e anulimit te zgjedhjeve te 30 qershorit qe u mbajten pa opoziten gjithesesi?Po ata qe mbajten Bashen kryetar te PD pas deshtime seriale mbajten pergjegjesi? Po ne LSI kush mbajti pergjegjesi per deshtimin elektoral?Se pergjegjesia eshte parim per te gjithe”, shkruan Kulluri.