Presidenti i Republikës Ilir Meta me tone të ashpëra ka sulmuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Në konferencën e mbajtur për shtup në Presidencë, kreu I shtetit hodhi akuza në drejtim të kreut të KED, Adrian Dvorani se po bën lojëra të karakterit administrativ.

 

Meta e cilësoi absurd faktin se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretimin e anëtarit të dytë të Kushtetueses.

 

“Është detyra e KED të rregullojë listat e vakancave të kandidatëve, të kritereve dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta, të respektohet ligji, dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve. Nuk është e kundërta, që KED, që është institucion kolegjial, apo akoma më keq, kryetari i KED, të bëjë lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të tillë tepër të dyshimtë, madje mafioze, që të vendosë Presidentin në këtë pozitë, që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën, që thotë qartë se presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytën, ose me interpretime qesharake dhe absurde thotë se i ka mbaruar afati presidentit, kjo është absurde, e turpshme, mafioze”

 

Meta theksoi se Kushtetuta nuk përcakton afate për Presidentin, por vetëm për Parlamentin.

 

“Nuk ka një afat të caktuar kushtetues për Presidentin e Republikës, ka afat për Parlamentin, pasi është institucion kolegjial, që përbëhet nga forca të ndryshme politike. Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero pa Gjykatën Kushtetuese dhe ne kemi gati dy vjet pa të. Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është histori, sepse për herë të parë krijohet Gjykata Kushtetuese sipas reformës që u bë në Kushtetutë për Reformën në Drejtësi.”

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re