Në një kohë kur rindezuar përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ardian Dvoranin.
Pas takimit, ambasadorja ka reaguar me një postim në twitter, ku ka dhënë edhe detaje rrethe bisedës me Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Yuri Kim shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.
“Unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë.” shkruan Ambasadorja Yuri Kim.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka dërguar një letër Këshilit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ku i bën me dije se Ardian Dvoranit, i ka mbaruar mandati si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, kështu që ai duhet të lërë detyrën.
Meta thekson se Dvorani është aktualisht në detyrë, në kundërshtim me ligjin. Presidenti Ilir Meta pretendon se Ardian Dvorani ka shkelur Kushtetutën, në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
