Presidenti Ilir Meta ka vendosur te mbështese nga afër Shqiperinë në ndeshjen që do të ketë këtë mbrëmje në Elbasan Arena kundër Islandës.

 

Ai tha nëpërmjet një postimi në facebook se nuk kishte ndërmend të shkonte në këtë duel por ka ndërruar mendim duke qënë se në këto caste kuqezinjve I duhet më shumë se kurrë mbështetja e tifozeve.

 

Shpesh tifozët duan fetëm fitore, por topi është I rrumbullaket, shkruan Presidenti duke kujtuar këtu se humbja ndaj Francës ndodh në futboll aq më teper që edhe Brazili u mund 7 me 1 nga Gjermania në fushën e vet.

 

Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re