Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, ku në ‘Facebook’ shprehet se Dibrën dhe 4 ditë e ndajnë për ekzistencën dhe të ardhmen e saj.

Capture

Meta shkruan se programi i kandidati të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Ismail Ukës për uljen e taksave dhe mbështetjen e bujqësisë e turizmit, do të sjellin zhvillim të bizneseve në këtë zonë.

Sakaq thekson se Partia e Lirisë u bën thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje për të mbrojtur Dibrën dhe votën e tyre nga “projekti shkatërrues i ‘Rilindjes’.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja shtabin elektoral të kandidatit tonë për Kryebashkiak të Dibrës, z.Ismail Uka.

Edhe 4 ditë na ndajnë nga 14 Maji, ditë shumë e rëndësishme, por edhe ekzistenciale për Dibrën në veçanti, për të ardhmen e saj.

Programi i shkëlqyer i Ismail Ukës për uljen e taksave, mbështetjen e bujqësisë e turizmit, vendosja e shërbimit urban me të gjitha njësitë administrative do të ndihmojnë për uljen e kostos së jetesës dhe zhvillimin e bizneseve kudo në këtë trevë të mrekullueshme.

Në emër të Partisë së Lirisë u bëj thirrje: Të gjithë të marrin pjesë në votimet e 14 Majit për të mbrojtur Dibrën me votën e tyre nga projekti shkatërrues i “Rilindjes” që nuk njeh kufij në korrupsionin dhe arrogancën e saj.

BashkëFitojmë!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re