Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Ilir Metës, i cili tha se nëse PS do fitojë zgjedhjet, ai do të të marrë drejtimin e opozitës.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama tha se deklaratat e Metës janë pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliut.

“Në një farë mënyre Meta duhet falenderuar se ka sqaruar ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë që në 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi, tani Meta i fton shqiptarët në një referendum duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Metën,  zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë në 25 prill.

Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojnë marrëveshjen e djeshme [ër të kuptuar planin, pse u firmos marrëveshja dje? për cfarë,si mund të firmoset para zgjedhjeve një marrëveshje që shkojnë të ndarë në zgjedhje, pse për çfarë?

Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh, por nuk ia kërkojmë se nuk është lider por i një shoqërie aksionere me 2 ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monika”, tha Rama. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re