Presidenti Ilir Meta vijon me kthimin e ligjeve, këtë të enjte ai ka kthyer në Kuvend ligjin për koncesionin për rrugën Milot–Balldren.

 

“Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re