Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot patriotin e madh Hasan Prishtina, në 88-vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas Metës, Shqipëria po vuan plagën e madhe të shpopullimit dhe është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt evropiane në Atdhe.

“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.

I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë.
Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe 🇦🇱”, shkruan Meta. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re