Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet sot gjatë një dalje për mediat në sheshin “Nënë Tereza” dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita dhe Presidenti duan të kapin reformën në drejtësi.

Ai tha se reforma s’mund të jetë më e kapur se sa është tani, duke iu referuar sërish çështjes së selisë së FRD.

Ai mori si shembull dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, për të cilat tha se nga peshkaqenët u kalua tek ca cironka.

“Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi. Si mund të jetë më tepër se sa kaq.

Vetëm rasti që përmendëm pak më parë. Ka ndonjë ndjekje penale për ta. Kush i del për zot letrës së Bakallit.

Ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe Dibrës, nga peshkaqenët kalohet tek ca cironka.

Njësoj si me çështjen e drogës, në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e drogës, kapen ata për 2-3 gram kanabis”, deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re