Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zbuloi arsyet pse do ta kthejë në parlament ndryshimin që iu bë Kodit Zgjedhor pa konsensusin e opozitës. Në një intervistë në Opinion, Meta tha se po i jepte një shans mazhorancës pas kërkesës së PPE.

“Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.
Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Unë, tani jam i detyruar, pse do të thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian…

Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar” – tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re