Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kujtuar se Kushtetuta e vitit 1998 ishte konsensuale dhe se është përdhosur disa herë në dy dekada.

Meta thekson se për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.

Ai nënvizon se precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit.

Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.

Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.

Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re