Presidenti Ilir Meta do të jetë në një konferencë për median sot në orën 13:00. Situata ekonomike dhe zhvillimet e fundit politike pritet të jenë disa nga temat që kreu i shtetit pritet ti përgjigjet.
“Të dashur gazetarë! Sot në ora 13:00, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë për mediat”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndërkohë raportohet se kreu i shtetit ka depozituar një tjetër padi kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se Bledar Dervishaj, është këshilltari ligjor i Metës që ka depozitu padinë.
Edhe pse vendi ndodhet në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit, çuditërisht Teatri Kombëtar është rikthyer në vëmendjen kryesore. Neser do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të vendosur mbi shembjen e godinës së Teatrit.
