Skip to content

Meta larg realitetit politik, shfaqet në “shoqëri të veçantë” në Malin e Dajtit

Presidenti Ilir Meta duket se këtë të dielë ka zgjedhur që ta kalojë në natyrë, larg nga situata e tensionuar e krijuar në kampin opozitar.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit ka treguar se ka zgjedhur që këtë ditë pushimi ta kalojë në malin e Dajtit.

“Liria e tyre është kaq frymëzuese! Nga Dajti ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Meta krahas fotos, ku shfaqet mes dy kuajve.