Vendimi i KLGJ-së pë të shtyrë çështjen e presidentit për mandatin e përfunduar të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, duket se i ka lënë një shije të hidhur, kreut të shtetit.
Në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta nuk ka kursyer batuta për kreun e KED, Ardian Dvorani. Sipas kreut të Shtetit,kreut të KED-së i ka mbaruar mandati dhe duhet të largohet.
“Nuk kam parë ende zyrtarisht një vendim të KLGJ. Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut qe e ka marrë notën 5 pa mik e ka të qarte. E vetmja që gjë mbetet e paqarte është nëse zotëria në fjalë e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ por me integritetin e Gjykatës se Lartë”, deklaroi Meta.
Për presidentin për këtë çështje përgjegjësia është ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe paralajmëron se kjo mund të përbëjë edhe ndonjë precedent për rastet e ngjashme të tjera.
“Në rastin aktual përgjegjësinwe 100% e ka KLGJ, pavarësisht se kë pyet apo kujt i merr mendim. Justifikimet se kështu na tha dikush apo partnerët nuk qëndrojnë, sepse përgjegjësia do jetë e KLGJ direkt. Nesër një anwetar i Gjykatës Kushtetuese mund të thotë që do pyes dikë tjetër, apo nje specialist i huaj për të marrë një vendim. Po ku mund te ndodhe kjo? E kam thënë që në Tirane qarkullojnë disa Kushtetuta, por ne e kemi bërë një herë Kushtetutën dhe duhet të respektojmë vetëm atë”, u shpreh Meta.
Presidenti ka komentuar edhe raportet e reja me mazhorancën, tani që në këtë situatë pandemie ka pasur shkrirje akujsh. Meta u shpreh se me procedurën e ndryshimeve në Kodin Penal po spekulohet. Kreu i shtetit
Presidenti Ilir Meta deklaroi se i ishte kërkuar bashkëpunimi nga qeveria dhe parlamenti sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal. “Drafti i parë ishte i nxituar dhe mjaft problematik”, nenvizoi Meta dhe u shpreh i bindur se nëse nuk do e dekretonte situata do të polarizohej edhe më shumë, arbitraritet do të ishte shumë i madh.
“I gjithë spekulimi se ai takon me sjelljen e presidenti, se akti është i shkëlqyer, kapen gjoja që procedura, sepse Kushtetuta nuk e parashikon ndryshimin e Kodit Penal në një situatë të tillë, por gjoja te procedura. Sërish më këtë çështje spekulohet, pasi procedura kishte nisur me parë, qysh me ndryshimet e dhunës në familje. Ndodhi kjo situatë dhe qeveria kishte një të drejtë që Kodi Penal kishte një boshllëk. Përndryshe do të kishte një arbitraritet. Këtu kemi dy nene ku procedura është kjo dhe mund të hahet një debat, por kishte një boshllëk dhe ishte e logjikshme”, u shpreh Meta.
Me tej ai shpreh “ky bashkëpunim ju kërkua nga qeveria dhe parlamenti. Unë mund ta kisha kthyer dhe do të kisha fituar duartrokitje, por qeveria do ta kishte miratuar dhe do të thellohej polariteti”.
