Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta këtë të mërkurë është takuar me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

 

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se së bashku me të vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u ndalën gjerë e gjatë te nevoja e rritjes së bashkëpunimit.

 

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re