Home POLITIKA “Meta mban peng edhe për pak kohë Presidencën”, Rama: Presidenti mund të jetë edhe nga jashtë Shqipërisë

“Meta mban peng edhe për pak kohë Presidencën”, Rama: Presidenti mund të jetë edhe nga jashtë Shqipërisë

0
“Meta mban peng edhe për pak kohë Presidencën”, Rama: Presidenti mund të jetë edhe nga jashtë Shqipërisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Ramë është ndalur tek zgjedhja e Presidentit të ri. Sipas kryeministrit Rama, Ilir Meta për një kohë të gjatë ka shkelur kushtetutën, ndërsa mban peng institucionin.

Rama tha se emrat e fundit kanë degraduar figurën e Kreut të Shtetit, ndaj sipas tij duhet gjetur një “njeri normal”, ndërsa shtoi se për këtë çështje duhet pyetur edhe populli shqiptar.

“Na duhet të zgjedhim presidentin dhe do ta zgjedhë ky grup parlamentar, në radhë të parë. Komplikimi i skajshëm me krijimin e dy PD, na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun, me opozitën parlamentare, por ndërkohë ne duhet të mendojmë për mënyrën se si mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje.

Në një mënyrë apo në një tjetër duhet të gjejmë mënyrën për mbledhur opinionin e njerëzve lidhur me figurën e presidentit të Republikës. Pas një serie personazhesh që e kanë degraduar figurën e presidentit, ne kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike e kushtetuese, që t’i japim popullit shqiptar në krye të shtetit një njeri normal.

Një kryetar shteti që t’i kthejë normalitetin njerëzor, moral e institucional zyrës së Presidentit. Nuk do të bjerë nga qielli, me siguri do të gjendet mes nesh, këtu në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo në territorin shpirtëror të kombit tonë, se mund të jetë dhe jashtë kufijve, por e kemi detyrim t’i japim asaj zyre që për pesë vitet e ardhshme të ketë një njeri normal, një qytetar normal, një figurë moralisht dhe profesionalisht normale.

Prandaj, do ju lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide lidhur me sesi mund të organizohemi në këtë drejtim t’i ndajë me drejtuesit e grupit. Mund të organizojmë në vijim edhe një bashkëbisedim se si mund të përfshijmë edhe qytetarët për këtë”, u shpreh Rama.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë