Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha këtë të premte.

 

 

Meta tha se të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë do të marrin pjesë në protestë, madje sipas tij kjo protestë do të bëhet ngjarje botërore.

 

 

“Çdo proteste do t’i bashkohemi. Çdo shqipatar i ndershëm e patriot do t’i bashkohet protestës pa asnjë diskutim, e do të ketë jehonë mbarëbotërore.”

 

 

Më tej Meta ironizoi kryeministrin duke e konsideruar ider global vetëm për dy cilësi, sipas tij për korrupsion dhe shpopullim.

 

 

“Nëse ky njeri meriton titullin’ lider global’ e meriton për dy gjëra. E para që ka arritur në fushën e korrupsionit të bëjë një akt të tillë dhe e dyta për shpopullimin e vendit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re