Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka falenderuar të gjithë gazetarët e terrenit që transmetojnë live protestën e të rinjve që po mbahet në mënyrë të përditshme në kryeqytet. Gjithashtu Meta thekson në postimin e tij se është themelore për demokracinë që secili prej reporterëve të vijojë misionin i lirë pa kërcënime dhe pa u ndjerë i frikësuar.

Njoftimi i plotë: Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!

Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re