Presidenti Meta deklaroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Në një postim në “Facebook”, teksa ka postuar disa foto nga Samiti SEECP ku po merr pjesë, Meta shprehet se dhënia e mundësisë së vendeve të Ballkanit për t’iu bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian.

 

“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor. Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje. I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re