Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë disa ditë para Konventës Kombëtare, e cila do të mbahet më 27 prill.

Ai tha partia do të ndërtohet mbi baza të reja, që do t’i japin fund nepotizmit, mosmbjajtjen e përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim.

Meta po ashtu bërë i thirrje se kushdo që mendon se mund ta drejtojë më mirë Partinë e Lirisë, të paraqesë kandidaturën e tij në konventë dhe po ashtu kushdo që ka një program që mendon se është më mirë se ai aktual me pesë pika, ta paraqesë.

Meta: Do ju propozojë që në krye të grupit për rishikimin e programit dhe Statutit i cili më 27 prill do ndërtojë partinë mbi baza të reja, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturave, dhënien fund mosmbajtjes së përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim. Zoti Hazhinasto bëhu gati edhe për 26 vite te tjera punë.

Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë.

Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shofera. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë.

Duhet  shpejtësi dhe vendimmarrje tjetër, duhet fuqizim i organizimit dhe përqendrim i mesazhit politik.

Vendimarrje vertikale në zbatimin e vendimeve që do të marrë konventa dhe forumet  më pas.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re