Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të shtunë është shprehur se angazhimi i nëntë komunave në Itali, konkretisht ato të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar në mbrojtjen e kulturës arbëreshe është ngjarje, e cila sipas tij duhet të këtë mbështetje maksimale.

 

Kreu i shtetit pohon se ky është një tregues i qartë dhe që shërben për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

“Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.👏 I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re