Ilir Meta ka reaguar sërish nga plazhi.

Në një shënim në facebook ai thotë se takoi dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme në Lalës.

Më tej Meta shprehet se kishte humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, prandaj kishte shkuar sot në plazh si ditë e hënë që është.

“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania.

Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.

Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.

E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.”– shkruan Meta.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re