Presidenti Ilir Meta takoi këtë të premte ambasadoren në largim të Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga.

 

Në një postim në “Facebook”, presidenti shprehet se ambasadorja kroate gjatë mandatit të saj I ka dhënë më shumë peshë marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kroacisë.

 

Duke përmendur marrëveshjen e nenshkrimit të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, Meta thekson se Shqipëria e Kroacia do të jenë gjithmonë bashkë.

 

“Takimet e lamtumirës nuk janë të gëzueshme, aq më tepër për një mike si Ambasadorja e Kroacisë znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila përfundoi mandatin e saj në vendin tonë. I lumtur që mora premtimin e saj, se së shpejti do rikthehet në vendin tonë me familjen, për të kaluar një fundjavë së bashku, por dhe për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për të cilin kanë kontribuar familjarisht. Znj.Sanja Bujas-Juraga i dha gjatë mandatit të saj edhe më shumë peshë marrëdhënieve tona të shkëlqyera historike me Kroacinë. Për herë të parë kemi nënshkrimin e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, që do t’i japë një përmbajtje më të fuqishme raporteve tona në të ardhmen. Po kështu vëmendja ndaj arbanasve tanë të përbashkët u rrit si kurrë më parë. Shqipëria dhe Kroacia gjithmonë bashkë! Dje në NATO, nesër në BE dhe përgjithmonë në këtë rajon që falë dhe bukurive të dy vendeve tona është më i bukuri në botë dhe nga i cili të rinjtë nuk duhet të largohen.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re