Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kroaci ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Gordan Jandroković.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Meta në Facebook, ndërsa shkruan se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

 

“Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re