Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Tokio është takuar me Kryeministrin e Vietnamit, Nguyễn Xuân Phúc.

 

Në këtë takim kreu i shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit, si dhe shprehu vullnetin e gadishmërinë për forcimin e tyre, në kontekstin e ri të zhvillimeve të të dy vendeve dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.

 

“Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, rritja e shkëmbimeve ekonomiko-tregëtare, përmirësimi i kuadrit ligjor reciprok, janë të rëndësishme për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”.

 

Gjithahstu në këtë takim mes Metës dhe kryeministrit të Vietnamit theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.

 

Nga ana tjetër kryeministri i Vietnamit konfirmoi Presidentit Meta ftesën zyrtare të Presidentit të Vietnamit për një vizitë shtetërore me qëllim gjallërimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re