Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, ka folur mbi librin e tij, “Mes dy epokash”, ku ka rrëfyer histori të jashtëzakonshme të jetës së tij, përfshirë atë familjare, burgosjen në komunizëm dhe postet e rëndësishme që mori më pas.

I ftuar në News24 , në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ai ka ndarë disa nga ekstraktet që gjenden në libër, ku ndër të tjera flet për raportet me disa nga figurat më të rëndësishme politike.

Mes të tjerash tregon dhe episodin kur Ilir Meta i ka shpëtuar jetën, por e pa e ditur këtë.

Ai thotë se Meta e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që të dalë nga zyra dhe të shkonte në mbështetje të policisë, pasi kishte një protestë… ndërkohë që dy persona të cilët e dinin që ndodhej ende në zyrë, kishin shkuar për ta vrarë.

Pjesë nga intervista:

Përplasja me Sali Berishën

-Me Berishën nuk kam pasur përplase sy për sy. Një herë më këshilloi dhe më tha që janë kryer ca veprime të nxituara në Elbasan, por gjë konkrete nuk më tha. Pastaj më ka vlerësuar kur më transferoi në Tiranë Shef Kabineti. I kam shkruar këto. Më pas ka pasur dhe raste të tjera, që nuk është se nuk i kam pritur nga ai, sepse ashtu është si person. Ai ka shpifur kundër meje. E kam akuzuar publikisht, dhe ai ka heshtur. Mendoni ju që të kishte një provë dhe të mos e bënte publike? Berisha që është tani, asnjë ndryshim nga ai atëherë. Ka qenë pranë Byrosë Politike, nuk e thirrën, por ka shkruar vetë. Asnjëherë nuk e kam takuar më, vetëm në një kafe. Tentuan të më emëronin prefekt të Tiranës dhe nuk u realizuar vetëm nga ai.

Përplasja me Azem Hajdarin në stadiumin e Shkodrës

–E kam njohur personalisht, kam pasur marrëdhënie njerëzore për të. Kishte rezerva për Berishën, nuk e donte atë. në atë kohë ai i kishte lëshuar frerët, dhe me një grup njerëzish negativë, shëtiste Shqipërinë. Atë bëri edhe atë ditë në stadium në Shkodër. Erdhi me provokoi. I thashë ‘do ta paguash këtë’. Për të shmangur dhe ndonjë vrasje, sepse kisha dhe disa truproja me vete, sepse jeta ime ka qenë në rrezik gjithë kohës… por i mbajta me dorë, dhe i thash ‘këtë që bëre do ta paguash’. Dhe e pagoi, me heqje imuniteti, u diskretitua. Historia e tij është me hije.

Dita e vrasjes së Azem Hajdarit

-Isha i qartë që Hajdarin nuk e vrau pushteti, sepse Berisha akuzoi Nanon. Por ai e dinte që vranë tropojanët e vet.

Njohja me Fatos Nanon

-Se kam njohur Fatos Nanon, por një gjë ndihem mirë. Ai ka qenë i dënuar politik, 100%. Nëse do ishte i dënuar për korrupsion, Berisha nuk do ta bënte President, dhe këtu del zbuluar Berisha. Unë e respektoj se më ka vlerësuar punën.

Pse hezitonte Petro Koçi në atë kohë dhe nuk zbatonte porosinë e kryeministrit për prezantimin në detyrën e re?

-Më ka thirrur Majko në kryeministri dhe në sy të Kocit më tha ‘komandant, drejtor i policisë së kryeqytetit?’, ‘Po i thash unë’… të nesërmen prishi emërimin. Pas tre ditësh unë prisja, asnjë gjë. Koçi ishte nën presionin e diktaturës, i bënin presion.  Majko më mori në telefon dhe më tha ‘urime’, i thash ‘jo sepse s’më kanë njoftuar’. Më pas më tha të shkoja të takoja Koçin.

Njohja me Ilir Meta

-Meta është inteligjent, e dinte që vetëm unë mund ta bëja këtë detyrë… i shkuan tre veta në zyrë për t’i thënë që të mos më emëronin, por ai u tha më jepni një emër tjetër dhe ata nuk folën.

Njohja me Edi Ramën:

-Në librin e tij ‘Kurbani’, atij njeriu nuk i del nga goja fjala e mirë për njerëz. Kur tha që ‘s’të duroj dot karizmën tënde’… ai nuk guxon dot të thotë një fjalë të mirë për tjetrin. Unë kam reaguar, pas librit të tij ku më kishte përmendur, sepse ai tentoi të rrëmbente kontributet e Parkut Rinia.

Kalimi në krye të Policisë së Ndërtimit në Tiranë

-Kishin vendosur një ditë të shtune që të më ekzekutonin në zyrë. Atë ditë Meta më ka shpëtuar nga atentati pa dijeni e tij. Më tha nesër ka protestë ai ‘kafsha’, për Berishën. I thash ‘pse s’më latë atje, isha mirë’. Tha ‘hajde të mbështesësh policinë’. Shkova aty te kryeministria. Atë ditë Kastrioti bashkë me një kriminel tjetër shkojnë te policia e ndërtimit, sepse e dinin që isha aty. Më pas karambolohet ky dibrani dhe i bie pistoleta këtij Zhupës, dhe kështu u zbulua atentati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re