Skip to content

Meta me shqiptarë të Manastirit: marrëveshja me Greqinë, kohë të mira për ju!

46421788 2008956379150625 2665219630292795392 n

Në vijim të vizitës në Manastir, presidenti Meta është takuar me një grup shqiptarësh të atyshëm, të një fshati në kufi me Greqinë, ku iu ka evidentuar ruajtjen e identitetit kombëtar, në një zonë pothuajse të ç’shqiptarizuar.

“Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit ka dhënë dhe një info gjeografike mbi fshatin shqiptar ku shkeli.

“Nder dhe privilegj i veçantë të takohesha sot me vëllezërit tanë të fshatit Mexhitlije në Manastir, aty ku buron uji i thartë Peristerka dhe ku shqiptarët jetojnë prej shekujsh në trojet e tyre etnike”, shkruan Meta.