Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së Presidentit, Ilir Meta të bërë mbrëmjen e kaluar në një emission televiziv, kur foli për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të opoZitës padakortësinë e tij me këtë vendim.

Numri një i LSI-së, thotë se Presidenti shqetësohet për djegien e mandateve sepse mendon se përballë opozitës ishte Fatos Nano që bënte foto nga Bënça.

“Djegia e mandateve ishte një veprim ekstrem dhe Meta shqetësohet sepse mendon se ne kemi përballë Fatos Nanon që bënte foto nga Bënça, ndërsa Rama bën foto me Bilalin për 80 mijë dollarë”, tha ajo në emisionin “Java”.

Sipas Kryemadhit, djegia e mandateve ishte e domosdoshme si vetësakrifikimi i Rozafës sepse ndërkombëtarët po heshtnin ndërsa i jep të drejtë presidentit për shka se qëendron në krye të të vetmit institucion legjitim.

“Ka shumë të drejtë Meta që është i shqetësuar se presidenca është i vetmi institucion legjitim. Djegia e mandateve ishte e domosdoshme, si vëtsakrifikimi i Rozafës pasi ndërkombëtarët heshtën, ca nga halli e ca nga malli”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re