Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së aktorit të humorit Muhamet Lika, ku shpreh ngushëllimet e tij për familjen e aktorit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kreu i shtetit shkruan se vdekja e aktorit është një humbje e madhe për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt.

 

“Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.

I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re