Skip to content

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish presidentit grek: Takimet me të do mbeten të paharrueshme

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish presidentit grek, Karolos Papulias i cili sot në moshën 92 vjeçare dha frymën e fundit.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kontributi i Papulias në përmirësimin e marrëdhënieve kishte qenë historik dhe shtoi se takimet me të do mbeteshin të paharrueshme.

 

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij”. shkruan Meta.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë