Skip to content

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pedagogut Sinoimeri: Humbje e pabesueshme! Rrezatoi gjithmonë mirësi

1632301876 meta

Presidenti Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të pedagogut Agim Sinoimeri.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Meta thekson se Sinoimeri rrezatoi gjithmonë mirësi dhe optimizëm, duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Sinoimerit është ende i pabesueshëm për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, që patën fatin ta njohin nga afër dhe të ndanin miqësi me të. Ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.

Duke i dhënë lamtumirën e fundit, dje i shpreha ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij të mrekullueshme Ardjanës dhe dy djemve Tonit dhe Gjergjit, për këtë humbje të pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij.

U prehsh në paqe Agim Sinoimeri!